Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

SHERRI LASKA-HALILI PAS NDESHJES NË LAÇ/ Policia nis procedimin për të dy presidentët e klubit

Një lajm i rëndë u publikua mbrëmjen e sotme, teksa presidentët e Tiranës dhe Laçit, Refik Halili dhe Pashk Laska, ishin konfliktuar në qytetin e Tiranës, pas ndeshjes së luajtur në Laç, për Kupë.

Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar në njoftimine saj, ku shprehet se ka proceduar në gjendje të lirë Refik Halilin dhe Pashk Laskën, pas një sherri tek zona e ish-dogadës.

Të dy presidentët, kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit, ku pretendojnë se janë rrahur nga njëri-tjetri. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që “Panoramasport.al” mëson se tani të dy presidentët janë dërguar tek mjeku ligjor, për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Related posts

“SHPËRTHEJNË” TALLJET NË INTERNET/ Guardiolën e bëjnë “bandit”. Policia e shpall në kërkim: Është një mafioz

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Nuk po gjen hapësira me PSG, Mauro Icardi mendon seriozisht largimin

Delo.autor

THIRRJE RACISTE/ Lojtari abuzohet nga tifozët e ekipi të tij, klubi nis hetimet

Delo.autor

Leave a Comment