Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRPLASJA ME TIFOZËT E LUFTËTARIT PAS HUMBJES/ Trashi sqaron situatën: Jam afruar tek ultrasit sepse…

Partizani u eleminua nga Kupa e Shqipërisë ditën e djeshme pas humbjes në Gjirokastër ndaj vendasve. Megjithatë, kjo nuk ka kaluar në heshtje. Lorenc Trashi ka pasur një përplasje me portierin Shkëlzen Ruçi dhe tifozët vendas. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, anësori i kuq ka sqaruar edhe situatën. Ai tregon se e gjitha ishte një keqkuptim.

“Për të sqaruar çdo gjë që është shkuar, Trashi me Ruçin janë shumë miq. Kur ka mbaruar pjesa e parë, jam afruar te tifozët sepse një nga familjarët e mi ndodhej te ajo pjesë ku disa tifozë filluan të ofendonin dhe për të mos pasur përplasje, doja ti thosha që të largohet nga ajo pjesë e tribunës. Kaq është e gjitha por nga jashtë duket sikur u konfliktova me tifozët, përkundrazi i respektoj ata.” shkruhej në postimin e Trashit.

Related posts

FTOHET MARRËDHËNIA MES LOJTARIT DHE KLUBIT/ Arsenal gjen zëvendësuesin e Aubameyang, rrëmben “Haalandin e ri”…

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, City 65 milion euro për një mbrojtës

Q.Autor

Coppa Italia, Napoli mposht Udinesen dhe kalon në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment