Futboll Premier League Sport

YLLI I “DJAJVE TË KUQ” DREJT LARGIMIT/ Menaxheri i sulmuesit belg: I pëlqen shumë kampionati…

E ardhmja e Romelu Lukaku-t mund të jetë në Itali.

Ka qenë menaxheri i sulmuesit belg, Andrea Pastorello, që ka pranuar mundësinë e një largimi të mundshëm të klientit të tij në Serinë A. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai ka thënë:

“Romelu është i përqendruar tek United në këtë moment. Lufta për vendin e tretë dhe të katërt në Premier është shumë e fortë, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“E ardhmja? Është në vitin e tij të dytë me United dhe ka edhe tre vite të tjera në kontratë, të shohim. Është një person të cilit i pëlqen të njohë kultura të ndryshme, një futboll të ndryshëm. Asgjë nuk mund të përjashtohet”.

“Seria A? Italia i pëlqen. Kur ishte fëmijë ndiqte shumë kampionatin italian. Premier League është kampionati më i mirë i Europës, por Seria A ka qenë maksimumi disa vite më parë dhe një ëndërr për shumë futbollistë. Edhe La Liga me Bundesliga-n do të ishin sfida tërheqëse për të. Të shohim, tani mendon vetëm për United”.

Related posts

LIVE/ Champions: Startojnë pjesët e dyta, mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

Isa.Autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Spalleti: Avantazhi ynë i madh është…

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Ndeshja pritet të jetë mjaft e “luftuar” dhe me ritëm në “Niko Dovana” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment