Futboll La Liga Sport

ANALIZON SITUATËN E REAL MADRIDIT/ Zidane del hapur: Ky sezon ishte i komplikuar, do të përpiqemi…

Zinedine Zidane u shfaq para mediave, në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Eibar. Trajneri francez analizoi situatën e tanishme, ndërsa këmbënguli se do të ketë ndryshime në fund të sezonit: “Do të luajmë kundër një ekipi, që ka pasur një sezon shumë të mirë. Kam dëgjuar shumë gjëra pas humbjes në Valencia, por nuk mund të them se luajtëm keq. Natyrisht, duhet t’i përmirësojmë gjërat.

Motivimi i lojtarëve? Unë nuk jam në kokën e të gjithëve. Ata janë lojtarë, të cilët kanë krenari dhe duan ta përfundojnë sezonin mirë. Humbja gjithmonë do të thotë se nuk shkon diçka, por kemi bërë gjëra të mira dhe duhet të mendojmë për këtë. Ndeshja e nesërme është te dera, jam i bindur se do të paraqitemi mirë.

Real Madridi ka një raport të keq mes golave pro dhe kundër? Sezonin tjetër do ta shohim këtë gjë, këtë kampionat na ka penalizuar kjo gjë. Duhet të pranojmë se këtë sezon kemi pasur vështirësi për të shënuar. Do t’i ndryshojmë gjërat, patjetër.

Kemi edhe tetë ndeshje, të cilat duhet t’i mbyllim sa më mirë. Lojtarët mendojnë të njëjtën gjë. Ky sezon ishte i komplikuar, do të përpiqemi të ndryshojmë. Nevoja për këtë klub është të fitojë përsëri, të bëjë gjëra të mëdha. Dhe unë jam këtu për këtë.

Antic kritikoi Modric? Çfarë mund të them… Njerëzit mund të komentojnë si të duan. Ai e meritonte “Topin e Artë”, e ka fituar me punë dhe cilësi. Situata e Marcelo? Do ta shohim. Ai është një lojtar i rëndësishëm, edhe për shkak të asaj që ka bërë këtu. Dua të riaftësohet, gjithsesi, për ta përfunduar sezonin mirë. Ky është i vetmi shqetësim që kam për të.

Një muaj nga lëndimi i Vinicius? Nuk mund të them se kur do të kthehet, por po përparon shumë mirë. Ai është tashmë në fushë, stërvitet dhe e shoh shumë mirë nga ana psikologjike. Porta dhe merkatoja? Nuk e di saktësisht se kush do të qëndrojë e kush do të largohet. Edhe po ta dija, nuk do t’jua tregoja. Ka kohë për këtë.

Hazard? Ai është një lojtar, që e kam vlerësuar gjithmonë, të gjithë e dinë. Hazard ka luajtur në Francë, e kam parë shumë dhe e njoh personalisht. Eshtë një lojtar fantastik. Megjithatë, do të flasim në fund të sezonit për gjëra të tilla”.

Related posts

NË KORCË DUAN TITULLIN/ Lëvizje tek Skënderbeu për të mirëpritur mbrojtësin

Isa.Autor

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

E BUJSHME/ Futbollisti i Juventusit dëshiron një përvojë të re, në pritje PSG dhe Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment