Futboll Premier League Sport

FITORE ME PËRMBYSJE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Southamptonin dhe rimarrin kreun

Liverpool ka mundur 3-1 me përmbysje Southampton dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Premier League me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Shane Long ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9-të për vendasit dhe ky ka qenë goli i 5000-të i pësuar nga Liverpool në kategorinë kryesore të futbollit anglez dhe ka ardhur pothuajse 125 vite pasi Coombe Hall shënoi golin e parë kundër “Të Kuqve” për Blackburn-in në shtatorin e 1894-ës.

Liverpool është kundërpërgjigjur me Naby Keita në minutën e 36-të, por i është dashur të presin minutën e 80-të për të realizuar të dytin me Salah, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një aksioni individual të mrekullueshëm.

Egjiptiani, qw nuk shënonte në kampionat prej gjashtë ndeshjesh, ka realizuar 50 gola në 69 ndeshje për Liverpool-in në Premier League, vetëm Alan Shearer (66 – Blackburn) dhe Ruud van Nistelrooy (68 – Man United) e kanë arritur këtë shifër në më pak ndeshje në kampionatin anglez.

Katër minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Henderson, që ka vulosur shifrat në 3-1.

Related posts

TURPI NUK MBARON NË “SAN SIRO”/ Lojtari Castrovilli ndëshkon “Kuqezinjtë, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

PO JETON NJË ËNDËRR TEK CAGLIARI/ I “çmenduri” Nainggolan, belgu shënon një gol për kornizë (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA E JETËS SJELL KAOS/ Tek Boka Juniors fillon “çmontimi” i skuadrës 

Isa.Autor

Leave a Comment