Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Vlonjatët në fushë pas 3 javësh. Ekipi i Memës vetëm për fitore

Flamurtari dhe Tirana luajnë një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 27-të në Kategorinë Superiore. Vlonjatët vijnë pas 3 javësh pushim, dhe mbetet për t’u parë ritmi në stadiumin “Flamurtari”, teksa javën e kaluar morën 3 pikë në tavolinë përballë Kamzës.

Nga ana tjetër, Tirana vjen pas kualifikimit në Kupë për në gjysmëfinale, por nga ana tjetër situata në kampionat është me shumë rrezik, pas fitores së Kastriotit, dhe fitorja i duhet shumë për të siguruar mbijetesën, ndërkohë që trajneri Mema e pat theksuar para takimit se i druhej aleancave në këtë kampionat.

LIVE | Flamurtari-Tirana 0-0

KOMENTI LIVE

10’ Ribaj merr një top në zonë, pas krosimit nga e majta e Kale, por goditja e tij shumë mbi portën e Abibit.

9’ Tjetër goditje këndi për Tiranën. Topi i gjatë në zonë, por lojtarët bardheblu shkaktojnë faull në sulm.

5’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Turtulli ndëshkohet për një faull ndaj Kale.

2’ Batha ndërhyn nga pas Halilit, që shkonte i vetëm drejt Koliçit. Goditja e parë nga këndi.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

“MERKATOJA E MILAN-IT ËSHTË MBYLLUR”/ Drejtori sportiv Masara: Luftuam shumë për të marrë mbrojtësin…

Delo.autor

“KANË HUMBUR MË TË MIRIN NË HISTORI”/ Mesfushori i Valencias: Normale se Reali po vuan dhe është më i dobët pa Ronaldon

Delo.autor

ÇËSHTJA UZUNI/ Drejtori i Granadës për situatën e sulmuesit shqiptar: Kërkon largimin

F.autor

Leave a Comment