Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT NGA KOMBËTARJA/ Christian Panucci: Te Shqipëria nuk na përshtateshin…

Është bërë e modës, që sa herë largohen nga Shqipëria, trajnerët e huaj thonë atë që nuk e kanë shprehur asnjëherë gjatë periudhës kur punonin në vendin tonë.

Edhe Christian Panucci nuk bën përjashtim. Afro dy javë pas shkarkimit nga stoli i Kombëtares, ish-trajneri tregoi për italianen “Gazzetta dello Sport”, ato që, sipas tij janë arsyet e dështimit në stolin kuqezi.

“Tepër lojtarë luanin pak në ekipet e tyre dhe së fundmi ishte shumë e lodhshme të kishim të përbashkëta në ide dhe profesionalizëm”, deklaroi Panucci, i cili shtoi se:

“U bë e vështirë të përcillja dhe të praktikoja futbollin që kam në kokë, megjithatë asnjë peng. Ishte një eksperiencë fantastike dhe do ti them gjithmonë ‘faleminderit’ Shqipërisë”.

Një goditje poshtë brezit, në mijëra kilometra distancë, nga trajneri që me statistika ishte ndër më të dobëtit që kanë punuar ndonjëherë në stolin e Kombëtares.

Related posts

Ja cili është futbollisti i parë që merr më shumë se 100 milionë euro në sezon

Sadik.Autor

SUPERSFIDA/ Totenhem-Liverpool “prova” për titullin: Të kuqtë kërkojnë rekordin 40-vjeçar

Isa.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Bylis mposhtet me POKER” nga Partizani dhe bie në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Leave a Comment