Futboll Sport

Në “San Siro” pa njeriun-gol/ Zapata: Atalanta mund të fitojë edhe pa mua

Inter-Atalanta është kryendeshja e kësaj të diele në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të blinduar vendin e tretë, ndërsa miqtë nga Bergamo për të kaluar Milanin dhe për të qenë ata skuadra e katërt italiane që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Por Atalanta vjen sot në “San Siro” me një mungesë të madhe: Duvan Zapata.

Njeriu-gol te Atalanta nuk do të jetë i gatshëm për Gasperinin në sfidën e orës 18:00 dhe kjo mund të jetë një mungesë që në fund të 90 minutave mund të vlejë shumë.

Por sipas vetë sulmuesit, Atalanta mund të fitojë edhe pa të.

“Më vjen shzumë keq, por herët a vonë do të vinte ky karton. Ishte e shkruar. Inter mund të mundet edhe pa mua”, ka thënë Zapata, citon Corriere di Bergamo

Related posts

Januzaj kualifikon Belgjikën në vendin e parë, Tunizia e mbyll ndershëm kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i klubit të… (FOTO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KOEMAN/ Ja çfarë rrezikon Luis Suarez nëse nuk largohet nga “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment