Moise Kean është bërë sensacioni më i fundit nga të rinjtë shpërthejnë në momente që askush nuk i pret. Sulmuesi i Juventusit tregoi edhe një herë se është përcaktues sa herë që ai zbret në fushë.
Këtë e vërtetoi edhe me golin ndaj Milanit, i cili e shënoi vetëm pas 18 minutash që ishte hedhur në fushë. Me këtë gol ai u bë lojtari i vetëm që ka përqindjen më të lartë realizuese në kampionatet elitare të Evropës, plot 42%. Sulmuesi shënon gol në dy gjuajte drejt portës.
Zbritja në fushë ndaj kuqezinjve bëri që ai të kapë numrin e 7 paraqitjeve, ku ka realizuar 5 gola.
Kean mban rekord edhe për minutazhin që shënon gol. Ai ka mesataren e shënimit për çdo 42 minuta, edhe në këtë drejtim është i paarritshëm nga asnjë lojtar tjetër në Evropë.
Po të llogariten të gjithë ndeshjet e tij, si ato në Kupë me Juventusin dhe ndeshjet me përfaqësuesen e Italisë ai ka luajtur në 13 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.
Shifra goxha të larta për një 19-vjeçar që deri para një muaji thjesht ndiqte nga stoli Ronaldon me shokë në fushë. Për Kean janë edhe 9 ndeshje ku ai mund t aktivizohet dhe të thellojë rekodet e tij deri në fund të këtij sezoni.