Gossip

“KARAOKE” NGA MAKINA/ CR7 dhe Georgina shfaqen duke kënduar disa këngë klasike (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën të japin shfaqje me “karaoke” nga intimiteti i makinës së tyre. Të dy, futbollisti i Juventusit dhe modelja, ndanë në Instagram kohën e një udhëtimi, në të cilin ishin së bashku me Cristiano Ronaldo Jr. Të gjithë bashkë shfaqen duke kënduar disa nga këngët, që i shoqërojnë gjatë udhëtimeve me makinë.

Në të parën, nga tri videot, që kanë publikuar, CR7 shfaqet duke kënduar një nga klasiket e muzikës britanike, “Change Your Heart” nga The Korgis. Mesa duket, kjo këngë i ka mbetur në mendje nga vitet që kaloi në Premier League, në radhët e Manchester United. Ylli portugez imiton lëvizjet e një pianisti gjatë vozitjes së makinës, ndërsa Rodriguez e shoqëron në këngë, gjatë regjistrimit të momentit.

Më pas mund të shihni Georgina Rodríguez duke kënduar këngën e saj, në këtë rast “Bella” nga Wolfine dhe që përshtatet më shumë me shijet e saj muzikore. Partnerja e portugezit këndon e shoqëruar nga pas prej Cristiano Jr, i cili, gjithashtu, ka momentin e vet me këngën e tretë, “‘Like a Light’, nga Travis Scott dhe Drake. Paraqitja e 8-vjeçarit tregon se vogëlushi e njeh plotësisht këngën e përfshirë në albumin “Astroworld”, nga reperi i Teksasit.

Në total, videot i kanë kaluar 10 milionë pëlqimet. “Këngëtarët”, shkroi Ronaldo, si status të videove në fjalë, ndërsa Rodriguez, nga ana e saj, e bëri të qartë se janë një “familje artistësh”.

Related posts

DISA MUAJ PAS NDARJES/ Melissa Satta dhe Boateng “zgjohen” pranë njëri-tjetrit (FOTO)

Delo.autor

Emily Ratajkowski “NGROH” Rusinë me postimet e saj në rrjetet sociale (FOTO)

Sadik.Autor

FOTO QË NUK I LËNË VEND IMAGJINATËS/ Tifozja e Milanit motivon lojtarët duke nxjerrë…

F.autor

Leave a Comment