Futboll Seria A Sport

ICARDI NUK SHËNOI KUNDËR ATALANTAS/ Spalletti refuzon: Kam folur shumë për të, prandaj…

Luciano Spalletti ka refuzuar ta komentojë lojën e Mauro Icardit në ndeshjen kundër Atalantas duke thënë se ka folur shumë për sulmuesin e Interit në muajt e fundit.

“Kam folur shumë për Mauron, ashtu si gjithë të tjerët, prandaj dua të flas për Interin”, ka thënë ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

“Icardi duhet të luajë mirë, të kthehet dhe të kombinojë me mesfushorët, ashti siç ka bërë sot në pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe të vrapojë për skuadrën, njësoj siç bëjnë të gjithë sulmuesit”.

“Unë përqendrohem më shumë në paraqitjen se sa në rezultat. Jam i qetë nëse ekipi bën lojë të mirë, prandaj nuk dua thjeshtë të shënojmë gol. Skuadra luajti mirë, prandaj jam i kënaqur”, ka shtuar trajneri.

Related posts

STRAKOSHA DREJT LARGIMIT NGA LAZIO/ Pritet të ndryshojë skuadër në verë, portieri i Kombëtares pranë kalimit tek…

Delo.autor

DERBI “MADONINËS”/ Eriksen-Leao, sfida e “aktorëve” të fshehur mes Interit dhe Milanit

Delo.autor

SIPAS KUOTAVE NË BASTE SPORTIVE/ Ja lojtari që mund të shpallet fituesi i “Topit të Artë”

Delo.autor

Leave a Comment