Futboll Sport

SITUATA TEK SKËNDERBEU/ Takaj i sinqertë: Duam titullin, por mendojmë vetëm për UEFA-n

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dha një intervistë të sinqertë për RTSH. Numri një i klubit korçar e pranon se lufta e tij më e madhe është kundër UEFA-s dhe aty është e përqendruar e gjithë beteja e klubit.

Takaj foli dhe për buxhetin e korçarëve. “Skënderbeu e ka siguruar gjithmonë vetë buxhetin, prandaj ka qenë kaq i suksesshëm. Ne jemi ndër ekipet shqiptare model, pasi kemi arritur të sigurojmë të ardhura për të siguruar një të ardhme të suksesshme”.

Ai nuk pranon që skuadra nuk do të luftojë për titull, madje lëshon një sinjal të qartë për rivalët, por dhe futbollistët e tij. “Ekipi e ka objektin e qartë se çfarë kërkon në fushën e lojës. Çdo lojtar që vjen te klubi ynë, sado i ri qoftë e di se çfarë objektivi ka. Futet vetëm për një objektiv në fushën e lojës.

Nuk mund të mundonte dhe deklarata e tij për UEFA-n. “Ne betejën e kemi me UEFA-n. Nuk është se merremi vetëm sot, por kemi dy vite që merremi. Kemi qenë shumë të suksesshëm me futbollin dhe i kemi arritur të gjitha, madje kemi kaluar pritshmëritë. Tani kemi betejën e madhe kundër UEFA-s, shpresojmë ta fitojmë. Nëse e arrijmë do të jetë fitorja më e madhe për ne”, – u shpreh Takaj.

Related posts

Një surprizë e këtij botërori Yerri Mina, në tre ndeshje tre gola për të hyrë në histori

Isa.Autor

MILANI MBETET “THATË”/ Fabregas pranë rikithimit në La Liga, ja klubi i ri

Isa.Autor

NUK E NIS MIRË AVENTURËN E TIJ TEK PSG/ Trajneri Pochettino shet sulmuesin Icardi, gjen zëvendësuesin e tij tek…

Delo.autor

Leave a Comment