Futboll Sport

SKANDALI NË BRAZIL/ Sherr masiv në fund të ndeshjes, arrestohen 3 lojtarë (VIDEO)

Në Brazil, ndeshja mes Atletiko Goias dhe Vila Novës, në kampionatin e Ligës Perëndimore në shtetin e Goias, ka përfunduar me një sherr masiv.

Skuadra e Goias është kualifikuar për në finale dhe sulmuesi i tyre Pedro Raul, ka festuar në mënyrë provokative.

Kaq ka mjaftuar për të plasur, pasi lojtarët e Vila Novës kanë degraduar në dhunë.

Shokët e Raul, kanë shkuar për të marrë hakun e tij dhe papritmas, të gjithë ishin duke goditur njëri-tjetrin.

Ka ndërhyrë policia me spray piperi dhe ujë me presion, për të ndalur këtë sherr masiv.

Në fund policia ka arrestuar dhe tre lojtarë të Vila Novës, që ishin iniciatorët e këtij sherri të paprecedentë.

Related posts

Fillojnë problemet për Milanin, ja kush është në rrezik

Sadik.Autor

NDESHJA E KTHIMIT NË “ANFIELD”/ Pako Ayestaran lëshon batutën: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është…

Delo.autor

MOTIVET E PËRHUMBJES “ZIKALTËR”/ Gabime në zëvendësime dhe nervozizëm, Interi bën… “harakiri”

Delo.autor

Leave a Comment