Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT TË BAGGIOS/ Ish-menaxheri i legjendës: Ja shantazhi i Juventusit ndaj tij…

Sikurse raportohet nga “violanews.com”, Luigino Pellegrini, ish-menaxheri i legjendës italiane, Roberto Baggio, në një intervistë për GSP Live” ka zbuluar prapaskenën e merkatos që ka të bëjë me transferimin e bujshëm të “Bishtit Hyjnor” në verën e 1990 nga Fiorentina te Juventus.

“Umberto Agnelli i tha: ‘Dëshiron të shkosh në Botërorin Italia 90?’ Normalisht ai u përgjigj se dëshironte të shkonte. ‘Atëherë duhet të vish te Juventus’. Ishte një shantazh i qartë dhe i hapur”, rrëfen Pellegrini, ish-menaxheri i Baggios.

“Kjo sepse në fillim ai refuzonte të transferohej, pavarësisht se Juventus i ofronte dyfishim të pagës. Të refuzoje Juventus në atë moment nënkuptonte t’i thonte jo Botërorit, që për një futbollist në moshën 21-vjeçare do të kishte qenë goditja e karrierës”, vijoi ish-agjenti.

“Jam 100% i sigurtë se nëse Baggio nuk do të ishte shantazhuar, atëherë nuk do të kishte pranuar Juventusin”, konfirmoi Pellegrini.

Related posts

KESHKA-LAÇI/ Fantastik Alen Sherri, i mohon super golin me roveshatë skuadrës azere (VIDEO)

Delo.autor

Po raportonte nga Rusia, një i panjohur puth “live” gazetaren kolumbiane (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Legjenda e boksit, Mike Tyson rikthehet të duelojë në ring

Delo.autor

Leave a Comment