Futboll Seria A Sport

U PËRJASHTUA NGA EUROPA LEAGUE/ Përveç lirisë së veprimit, ja 4 benefitet për Milan

Përjashtimi nga Liga e Europës nuk rezultoi një rrufe në qiell të hapur për Milanin. Në dokumentin e lëshuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për çështjen e kuqezinjve, vihet re kërkesa e “Djallit” për të pasur një gjykim të përshpejtuar. Kjo ishte një lëvizje për t’u njohur me vendimin e KAS-it, në mënyrë që drejtuesit të mësonin se cilat do të ishin sanksionet.

Me anë të një kërkesë të dërguar më 5 maj, “Djalli” përveç gjykimit të përshpejtuar pranonte në njëfarë mënyre edhe shkeljet në bilanc. Duke pasur një marrëveshje paraprake, kuqezinjtë nuk mund të figuronin në axhendën e gjykatës me qendër në Lozanë të Zvicrës. Akordi përfundimtar u arrit më 24 qershor dhe nëpërmjet fajësisë Milani pranoi edhe përjashtimin nga Liga e Europës për sezonin e ri, duke fituar kështu më shumë liri për të planifikuar të ardhmen në qetësi. Përveç lirisë së veprimit, kuqezinjtë kanë edhe disa benefitë të tjera nga kjo situatë.

1. PA SANKSIONE

Përjashtimi nga Europa ishte i vetmi dënim që Milani mori nga UEFA. Gjoba e marrë në dhjetor të vitit të kaluar prej 20 milionë eurosh nuk është më në fuqi e po ashtu, me paktin e ri UEFA ka pranuar të ndërpresë edhe hetimin në dëm të kuqezinjve për sezonin 2017-‘18. Mungesa në Europë sigurisht që paraqet një dëm ekonomik, por fitimet nga Kupa e vogël Europiane, të paktën në nivel grupesh, nuk garantojnë të ardhura mjaftueshëm për të pasur mbi “shpinë” edhe një gjobë prej 20 milionë eurosh.

2. LIRI VEPRIMI

Marrëveshja e re nuk parashikon afate për të respektuar në dobi të rregullimit të bilanceve. Kjo do të thotë se Milani nuk ka vetëm dy vite kohë për të riparuar dëme që kapin shifrën e 330 milionë eurove (250 milionë euro të “trashëguara” nga kinezët plus 80 të sezonit që sapo u mbyll). Më shumë kohë për të shëndoshur financat do të thotë më shumë mundësi veprimi edhe në merkato. Pas Kruniç (8 milionë euro nga Empoli) dhe Herndandez (20 milionë euro nga Reali), kuqezinjtë mund të planifikojnë edhe të tjera goditje për të përmirësuar ekipin e Marko Xhampaolos.

3. RAPORTI ME UEFA-n

Duke pranuar fajësinë për shkeljet me bilancin, kuqezinjtë kanë treguar se nuk duan të bëjnë luftë me qeverinë e futbollit. Strategjia në merkato nuk do të cenohet, teksa investimet e bëra janë njëkohësisht edhe një mesazh për UEFA-n, së cilës Milani kërkon t’i dëshmojë me fakte që nuk do të abuzohet me akordin e arritur gjatë javës që sapo lamë pas.

maldini gazidhis

4. CILËSIA E GAZIDHIS 

Përpos të gjitha problemeve, marrëveshja me UEFA-n është një fitore personale e Ivan Gazidhisit. Drejtuesi i lindur në Afrikë tregoi aftësi menaxhuese, në një proces që mund të rezultonte penalizues për Milanin. Afrimi i Bobanit u bë edhe në kuadër të përforcimit të raporteve me UEFA-n, por në pritje që kroati të tregojë cilësitë e tij diplomatike, kuqezinjtë zbuluan arsyen se përse “Elliot” këmbënguli aq shumë për të afruar Gazidhisin në rolin e administratorit.

Related posts

E PAPRITUR NGA MAQEDONIA/ Totre mund t’i japë lamtumirën Tiranës që në janar

Delo.autor

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Teutën e favorizon shorti në turin e dytë. Ja me kë do të ndeshen durrsakët…

Delo.autor

Leave a Comment