Futboll Sport

KUR CR7 “THYEN” KUFIJTË/ Emri i tij do të shtohet në stadiumin e…

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe natyrisht një nga më të preferuarit jo vetëm nga fansat, por edhe sponsorët e shumtë ndërkombëtarë, që zgjedhin pikërisht portugezin, për ta bërë imazh të produkteve të tyre.

Së fundi një lëvizje për të përfituar nga emri i tij, po mendon të bëjë edhe klubi ku Ronaldo u rrit, Sporting Lisbona, që po mendon të shtojë emrin e CR7-ës në stadiumin aktual, që mban emrin e themeluesit të klubit, “Jose Alvalade”.

Synimi i portugezëve është që ta quajnë stadiumin “Jose Alvalade CR7”, për të përfituar më shumë nga marketingu, por edhe për të bindur portugezin, që vitet e fundit të karrierës, ti kalojë pikërisht në Lisbonë.

Vlen të përmendet se Cristiano Ronaldo iu bashkua Sportingut të Lisbonës kur ishte vetëm 12 vjeç dhe pas 5 vitesh në skuadrat e moshave, debutoi në vitin 2002 me ekipin e parë, ndërsa në fund të sezonit bindi Fergusson që të paguajë për transferimin e tij në Manchester.

Related posts

MESFUSHORI VIDAL TEK INTER/ Ja detajet e plota të marrëveshjes dhe ngjitja në “altarin” zikaltër

Delo.autor

Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Belgjika “fundos” Islandën me “MANITA”, Anglia “ngec” kundër Danimarkës

Delo.autor

Leave a Comment