Futboll

Van Dijk: Liverpool nuk do të mbrohet ndaj Manchester City-t

Viril van Dijk thotë se Liverpool nuk do të shkojë në Mançester për t’u mbrojtur por do të mundohet të përsërisë fitoren 3-0 të ndeshjes së parë.

Të Kuqtë janë shumë pranë gjysmëfinales së Champions League pas fitores bindëse në ndeshjen e parë në Anfield por, sipas Van Dijk, do të sulmojë edhe në Etihad.

“Do ta diskutojmë planin e lojës në ditët e ardhshme, por mendoj se duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë,” shprehet ai për faqen zyrtare të Liverpool.

“Nuk kemi pse të shkojmë aty dhe të mbrohemi, thjesht duhet të luajmë lojën tonë ashtu siç bëmë në ndeshen e kthimit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe unë mezi po e pres.”

Një Liverpool me shumë ndryshime zbriti në Goodison Park në derbin ndaj Everton të shtunën dhe qendërmbrojtësi e di që skuadra duhet të luajë më mirë ndaj kryesuesve të Premier League.

“Është e vështirë të ndeshesh me Everton tre ditë pas Champions League. Ishte një fushë e vështirë por jam i lumtur që nuk pësuam gol. Nuk mund të mohohet se ka pasur disa këmbë të lodhura por kjo është pjesë e lojës.

“Mbase në disa momente ishim me fat, por ndonjëherë duhet. Duhet të mësojmë nga ky moment dhe të jemi gati për të martën.”

Related posts

CHELSEA – NOTTINGHAM/ “Blutë e Londrës” do të luajnë në raundin e 3 në “FA CUP” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nuk ndalet Man City, Jesus shënon golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

Në Meksikë është diçka normale/ FIFA e cilëson “homofobike” dhe nis procedim disiplinor

Sadik.Autor

Leave a Comment