Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Dopieta e Hazard i jep fitoren Chelseat në derbi

Golat e Eden Hazard kanë mjaftuar në triumfin e Chelsea-t që ka marrë tre pikët pas fitores 2-0 ndaj West Ham në derbin londinez.

Ishte një ndeshje argëtuese këtë mbrëmje të së hënës në Stamford Bridge dhe në fund Blutë kanë fituar me meritë.

Vendasit kanë krijuar shumë, por kanë qenë të pasaktë përpara portës kundërshtare.

Gjithsesi, goli i belgut Hazard ishte një nga më të bukurit e sezonit dhe të karrierës së tij.

Numri 10 i Chelsea-t ka dribluar tre kundërshtarë përpara se të shënonte me shumë klas.

West Ham u mundua të reagonte në fund të takimit, por të besuarit e Sarri-t e ruajtën avantazhin dhe shënuan golin e sigurisë në fund me Hazard duke marrë tre pikë jetësore në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Me këtë fitore, Chelsea është ngjitur në vend të tretë me një ndeshje më tepër se konkurrentët.

Related posts

“BOOM BOOM” UZUNI/ Futbollisti i Kombëtares shënon gol fantastik me kokë në Champions (VIDEO)

Delo.autor

DY BARAZIME RRADHAZI/ Skuadra e Kloppit “ngec” edhe ndaj West Hamit

Delo.autor

Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP

Sadik.Autor

Leave a Comment