Kosova

E rrallë/ 17-vjeçari kosovar, menaxher i 40 basketbollistëve

Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll njihen për merkaton e lojtarëve të huaj në kampionat. Ardhja e lojtarëve të huaj bëhet zakonisht përmes menaxherëve të ndryshëm.

E në dy vjetët e fundit Argjent Zeqiri, me sukses po arrin të menaxhojë rreth 40 basketbollistë kryesisht amerikanë, raporton KTV. E veçanta e Zeqirit është se ai është vetëm 17-vjeç dhe ka arritur të furnizojë ekipet e Kosovës me basketbollistë të huaj.

Zeqiri bashkëpunon së bashku me kompaninë e menaxhimeve të lojtarëve EP Sport. Përveç skuadrave të njohura evropiane, ku aktivizohen lojtarët nën menaxhimin e Zeqirit, ky i fundit ka lojtarë edhe në kampionatin e Kosovës. Zeqiri pritet që shumë shpejt të ndjekë edhe hapat për licenca të FIBA-s si menaxher basketbolli.

Related posts

E PAZAKONTË/ Fusha ku luan skuadra shqiptare “pushtohet” nga… pulat (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Shtohet “kolonia” e futbollistëve shqiptarë në Turqi, lojtari i Kosovës firmos për 3 vite

Delo.autor

TREGON PSE PËLQEHET SHUMË NË ATDHEUN E TIJ/ Rashica flet pa modesti: Në Kosovë të “çmendur” për futbollin, dua t’i nderoj…

Delo.autor

Leave a Comment