Futboll Seria A

Akuza e fortë e lojtarit për klubin e Serie A: Më detyronin ta mbaja të fshehtë dëmtimin në gju

Ish-lojtari i Veronës, Mikelanxhelo Albertraxi, ka lëshuar akuza të forta ndaj klubit italian, me të cilët nuk u nda në mënyrë më të mirë.

Albetraxi ka qenë pjesë e Milanit në sezonin 2014-2015, për tu transferuar më pas te Verona, ku luajti deri në vitin 2017, ndërsa prej kohësh është pa ekip.

Palët kanë disa kohë që ndodhen nëpër gjyqe, ndërsa lojtari ka treguar disa prapaskena të bujshme mbi kohën kur ishte lojtar i tyre.

Në një intervistë për “Hellas Live” ai ka lëshuar akuza të forta, të cilat nëse provohen, do t’i hapin probleme Veronës.

Ligamentet e gjurit më ishin këputur, por Verona nuk më ka thënë gjë dhe nuk ka dashur të më japë dokumentet që e vërtetonin këtë gjë. Besoj se e kanë bërë që të më shisnin. Nuk më kanë lejuar as të stërvitem dhe as tu tregoja klubeve që interesoheshin mbi gjurin. Edhe pasi kam fituar në shkallën e parë, asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë lojtari.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Shpërthen dashuria mes lojtarëve të City: Më shumë më do mua se të dashurën e tij

Sadik.Autor

“MË THANË QË NUK KISHA NJË NIVEL TË…”/ Talenti Pedri: Falënderoj Real-in që nuk më zgjodhi

Delo.autor

ZBULON GJENDJEN E MESFUSHORIT ERIKSEN/ Federata Daneze: Folëm këtë mëngjes, përshëndeti skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment