Champions League Futboll Sport

PASI ZBARKUAN NË AMSTERDAM PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Allegri: Gati të rikthehet…

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Daniele Rugani do ta nisin nga minuta e parë ndaj Ajax. Çerekfinalja e parë do të luhet në Amsterdam të mërkurën.

“Nesër duhet të luajmë me një mentalitet më sulmues dhe të guximshëm sepse nuk mund të largohemi nga këtu pa gol. Përmbysjet si ajo ndaj Atletico-s nuk ndodhin përherë,” shprehet trajneri për Sky Sport.

CR7 nuk ka luajtur që prej tërheqjes muskulore në ndeshjen me Portugalinë, por është gati të rikthehet.

“Ronaldo do të luajë që nga minuta e parë. Është mëkat që do të na mungojnë Chiellini dhe Emre Can, por të tjerët janë mirë. Rikthimi i Douglas Costa-s është i rëndësishëm, Dybala ka zhvilluar një seancë të mirë stërvitore këtë paradite.

Rugani do të luajë në qendër të mbrojtjes, është një mundësi e mirë për të dhe ne jemi të lumtur. Skuadra është në formë të mirë, por kujdes Ajax pasi ka eliminuar Real Madrid dhe i ka shkaktuar probleme Bayern Munich në grupe.

Është ndeshja e parë kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Armand Duka: Shqipëria një nga shtetet ku duhet të rinisë më parë futbolli

Delo.autor

ROMA NIS SPASTRIMET/ Kumbulla i pari në listën e largimeve

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Mbyllet pjesa e parë: Kukësi mban gjallë shpresën për kualifikim (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment