Futboll Seria A Sport

KRYQËZON LUKAKUN PËR LARGIMIN NGA INTER/ Ish-sulmuesi Milito: Dha premtime që s’i mbajti, tifozët janë të…

Tifozëve të Interit ende u dhemb largimi i Romelu Lukakut pasi belgu ishte si lider në skuadrën zikaltër.

Me 47 gola në 72 paraqitje, Interi ishte e sigurte për të ardhmen e sulmin, por oferta e çmendur e Çelsit ndryshoi gjithçka. Transferimi në Londër i kushtoi Abramoviçit 115 milionë euro, me Interin që afroi Xhekon dhe Korrean për të zëvendësuar bomberin belg.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak as ish-sulmuesit të Interit, Diego Milito. Argjentinasi shpërthye me zikaltrit në sezonin 2009-2010 duke fituar tripletën me fanellën e Interit. Në një intervistë për ‘’Gazzetta Dello Sport’’, Milito u shpreh se Lukaku nuk e mbajti premtimin dhe zhgënjeu shumë tifozët.

‘’Është një gjë që nuk duhet bërë kurrë, premtimet që s’i mbani. Një lojtar si Lukaku, i cili dha shumë, mund të vendosë të shkojë diku tjetër, por tifozët janë të zhgënjyer pikërisht nga premtimet që bëri për fanellën e zikaltërve’’, ishin fjalët e Militos drejtuar belgut.

Related posts

MILANI MË I DOBËTI I 3 DEKADAVE TË FUNDIT/ Çfarë pritet të ndodh me stolin e Giampaolos

F.autor

Zhbllokohet Rooney, shënon pas 4 ndeshjes me DC United (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUEPër herë të parë; vetëm katër ligat më të mira në çerekfinalet e Champions-it

Q.Autor

Leave a Comment