Futboll Ligue 1

‘Luftë’ e madhe për Pastoren, por e habitshme cilin klub preferon ylli i PSG-së

Javier Pastore ka refuzuar oferta nga Liverpool, Sevilla, Valencia dhe Atletico Madrid, sepse ylli i PSG-së dëshiron vetëm Interin.

Argjentinasi dëshiron të kthehet në Serie A, nga ku u largua për te PSG-ja në verën e vitit 2011.

Sipas medieve italiane, Pastore dëshiron të transferohet në “San Siro”, duke refuzuar Liverpoolin, Sevillan, Valencian dhe Atletico Madridin, që të gjitha të interesuara për argjentinasin.

Raportohet se Pastore ka arritur marrëveshje personale me Interin për 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse, që do të shkojë deri në 6 milionë, ndërsa zikaltrit do të tentojnë të marrin lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Mesfushori Wijnaldum: Jam tifoz i Barcelonës, por zgjodha PSG-në

Delo.autor

TABELA/ Milani nis të bindë, më në fund i madh me të… mëdhatë

Delo.autor

BARCELONA RIHAP SFIDËN/ “Pleshti” me një top fantastik, Suarez nuk fal Leganesin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment