Futboll La Liga

Ronaldo: Dua të qëndroj në Real Madrid, e dua këtë klub!

Pasi iu dha çmimin Futbollisti më i Mirë i Vitit nga një publikues kinez, superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, foli rreth qëllimeve të tij dhe e bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë vetëm me Real Madridin.
Në kohët ë fundit ka pasur shumë spekulime se portugezi dëshiron ta braktisë klubin, gjë që është mohuar nga ai gjatë intervistës për Donggiudi, transmeton Express.

“Natyrisht që dëshiroj të qëndroj këtu [në Real Madrid]”, ka thënë Ronaldo për Donqqiudi.

“Kam jetuar në këtë qytet qysh prej vitit 2009 dhe e dua motin dhe njerëzit e tij. Po ashtu, është afër me Portugalinë, e cila është arritshme me makinë. Spanja është vend madhështor, e dua atë dhe e dua këtë klub”, ka shtuar Ronaldo.

Related posts

ZYRTARE/ Skuadra e njohur e La Ligas shkarkon trajnerin

Sadik.Autor

PLAS TE KLUBI I SERIA A/ Trajneri serb kapet me ish mesfushorin e Interit (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATA BOMBASTIKE/ ”Kemi parandaluar SULME TERRORISTE me dron gjatë Botërorit”

Isa.Autor

Leave a Comment