Bundesliga Futboll Sport

Gjigantët bavarezë kryesojnë garën për yllin e Valencias

27-vjeçari do të përshtatet mjaft mirë në grupin e bavarezëve, pasi lufton dhe sakrifikon shumë vetën për topin. Një numër i madh ekipesh kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e brazilianit të natyralizuar, të cilët kanë kontaktuar drejtorin e përgjithshëm të Valencias, Mateu Alemany. Ky i fundit ka kërkuar 60 milionë euro për të realizuar transferimin e ylli të skuadrës në merkaton e verës.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, por ky është futbolli Llojtari ka mendimin e tij dhe pastaj është klubi që ka të drejtat e tij dhe të tjerët që e kërkojnë atë. Nëse të tri palët arrijnë një marrëveshje, trajneri nuk mund të bëjë asgjë. Nëse lojtari dëshiron të qëndrojë, që është çështja e tij, do të më pëlqente që ai të vazhdonte me ne”- ka thënë 55-vjeçari. Rodrigo e ka nisur karrierën si profesionist me ekipet B,C të Real Madrid, më pas në 2010-ën u transferua te Benfika, ku luajti deri në 2015-ën. Më pas u huazua te Bolton për një sezon dhe një tjetër te Valencia. Në 2015-ën, klubi “Los Murciélagos” e blenë zyrtarisht kartonin e lojtarit ndërsa tashmë ai kërkohet nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich.

Related posts

Ramos kthehet për të udhëhequr Realin, dopieta e tij është e freskët

Sadik.Autor

TË GJITHË TË “ÇMENDUR” PËR ISH-YLLIN E MILAN/ Pas Juventus futet në garë edhe klubi i madh…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas 13 minutash lojë, Bonuchi ndëshkon Belgjikën nga goditja e dënimit. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment