Champions League Futboll Sport

NDESHJA CHAMPIONS NDAJ JUVENTUSIT/ Frenkie de Jong: Është një ndër favoritët për trofeun, nëse arrijmë…

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jongu pretendon se ndeshja çerekfinale kundër Juventusit do të jetë më e vështirë sesa përballja kundër Real Madridit në Champions League.

“Unë e vlerësoj Juventusin më shumë sesa Real Madridin. Mos më keqkuptoni, Real Madridi është klub i nivelit më të lartë, por këtë sezon ata kanë qenë në formë paksa më të dobët”, është shprehur De Jong, i cili ka arritur marrëveshje që në fund të sezonit të transferohet në Barcelonë.

“Juventusi është njëri ndër favoritët për trofeun. Jam kurioz ta di se si do të përballemi me ta. Është një sfidë e mrekullueshme. Nëse e arrijmë nivelin tonë të zakonshëm, mund t’ia vështirësojmë punën Juventusit”.

“Shpresoj që Cristiano Ronaldo të jetë rikuperuar nga lëndimi i tij. Ai është lojtar i klasit botëror edhe pse mundësitë tona për të fituar janë më të mira pa të në fushë, por unë dua të luaj kundër më të mirëve dhe t’i mposht ata”, përfundoi ai.

Related posts

VITI 2019/ Ronaldo: Çmimet nuk më tundojnë, rikthehem te Portugalia dhe te …

Delo.autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA/ Këto janë rezultatetnë Europa League, ja befasia! (FOTO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Klubi vendos mos t’i rinovojë kontratën, Moyes largohet nga West Ham

Sadik.Autor

Leave a Comment