Champions League Ekskluzive Futboll Sport

SUPERSFIDAT E CHAMPIONS LEAGUE/ Dy përballjet që duken si një “FINALE”

E mërkura e sotme pritet të sjellë dy përballje të forta në ndeshjet e para çerekfinale të Champios Leagaue dhe pikërisht emrat e ekipeve që ndeshen duken të dhurojnë supersifda të garantuara.

Sot në orën 21:00 në “Old Trafford” do të zhvillohet një “finale” e vërtetë pasi Manchester United do të presë Barcelonën  në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Leagues. Manchester United bëri një rikthim të paharrueshëm kundër Paris Saint-Germain për tu kualifikuar në mesin e 8 skuadrave më të mira të Europës, ndërsa Barcelona fitoi me lehtësi ndaj Lyonit. Ky do të jetë takimi i 12-të mes këtyre dy ekipeve, ku spanjollët kanë 4 fitore, britanikët 3, ndërsa 5 sfida janë ndarë në barazim.

Nërsa Holandë në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ prej orës 21:00 skuadra e Ajaxit do të presë Juventusin në përballjen e parë për çerekfinalen e Champions Leagues. Skuadra holandeze do të luajë pa Banden dhe Mazraoui, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Juventusi nuk mund të llogarisë shërbimet e 3 lojtarëve kryesorë, Andrea Barzagli, Martin Caceres dhe Juan Cuadrado. /Alpesport.al

Related posts

STËRVITJA E TIRANËS/ Trajneri Shehi fiksohet me normat, spikasin dy sulmuesit e rinj

Delo.autor

RUSI 2018/ Ronaldo takon presidentin e Portugalisë, koha për premtime…

Sadik.Autor

PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment