Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Skënderbeu, Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”, Belica shënon me… shpatull

Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e kampionatit do të kërkojnë të rikthehen te triumfi në kampionat pas humbjes 1-3 në fundjavë ndaj Luftëtarit.

Nga ana tjetër edhe korçarët e Orges Shehit, me shpresën e një lajmi pozitiv nga KAS-i, kanë si objektiv një vend që të dërgon në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, teksa do të synojnë një rezultat pozitiv në kryeqytet.

Me triumfin e Kukësit ndaj Laçit, diferenca mes Partizanit dhe verilindorëve është ngushtuar në 6 pikë, teksa një rezultat negativ i të kuqve do e rihapte kampionatin. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungon surprizat. Ajo që bie në sy është interesi i ulët i tifozëve, të cilët nuk i kanë mbushur shkallët e stadiumit. Rreth 1000 të pranishëm.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-0

Belica 26′ 

KOMENTI LIVE:

38′ Ndizet sfida, Dejvi Bregu kërcënon portën e të kuqve, por ndalet mjaft bukur nga portieri Alban Hoxha.

36′ Pranë golit të dytë Partizani, Ibrahimi lëshon të djathtën në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

34′ Harkim i rrezikshëm nga e majta, Lum Rexhepi largon topin në këndore.

32′ Skënderbeu provon të rrezikojë me Muzakën dhe Gripshin, por futbollistët e skuadrës korçare nuk koordinohen siç duhet brenda zonës.

26′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, të kuqtë kalojnë në avantazh me anë të Belicës, i cili ka realizuar një gol me shpatull, pas një harkimi nga këndi të Trashit. 

22′ Korçarët pretendojnë për 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë të mbrojtësit Rexhepi, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj.

21′ Dejvi Bregu provon me një goditje potente, topi shkon mbi kuadrat.

19′ Aksion fantastik i të kuqve, Dajsinani bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt mesfushorit Duka, nga një distancë shumë e afërt.

18′ Minuta mjaft të mira për Partizanin, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

14′ Partizani gjen rrugën e rrjetës me mbrojtësin Rexhepi, por gjyqtari Bajramaj e anulon për fuall në sulm.

12′ Pranë golit të avantazhit Partizani. Pas një harkimi nga e majta, Krasniqi për pak sa nuk e dërgon topin në portën e Dajsinanit.

11′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

7′ Gripshi harkon një top të bukur për Bregun, i cili provon me një lëvizje akrobatike, por gabon tërësisht.

3′ Skënderbeu shtyn para, Sibo del në një pozicion të favorshëm, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar, duke e dorëzuar topin në duart e portierit Alban Hoxha.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”. 

Related posts

KALINIÇ THUMBON MILANIN PAS TRANSFERIMIT/ I lumtur të ndodhem te një klub që luan në Champions

Isa.Autor

TRONDITET SPORTI/ Arrestohet zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit për PASTRIM PARASH

Isa.Autor

TËMETI TRAGJIK/ Granit Xhaka: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment