Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE E TRETË RADHAZI/ “Vlonjatët” mposhtin Teutën dhe i merr vendin e tretë

Flamurtari arriti fitoren e tretë radhazi në Superiore, pas atyre ndaj Kamzës(në tavolinë) dhe Tiranës javën e kaluar. Në sfidën e vlefshme për javën e 28-të, vlonjatët mposhtën në shtëpi me shifrat 3-1 ekipin e Teutës.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në sekondën e 55-të, ku Ribaj kaloi në avantazh kuqezinjtë, pas një pasimi të bukur të Mustës. Më pas, pati sërish tentativa nga Kale e Rrapaj, por Hidi mbrojti portën e tij.

Me kalimin e minutave, Teuta mori veten dhe provoi të barazonte shifrat, por nga ana tjetër edhe Koliçi ruajti të paprekur rrjetën e tij.

Me fillimin e të dytës, Flamurtari shënoi sërish. Pas një hutimi të Hidit, ishte Sukaj që ndoqi aksionin dhe i vodhi topin, duke shkuar drejt portës së boshatisur, për të shënuar të dytin.

Shkëmbi kreu ndërrimet e tij, dhe pasi hodhi në fushë Latif e Traore, ishte ky i fundit që ngushtoi shifrat në minutën e 65-të, pas një pasimi mjaft të bukur nga Kallaku.

Gjithsesi, ekipi i Dajës administroi atë avantazh, dhe vetëm ne minutën e 90-të, ishte Batha që qetësoi tifozët, dukë shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elton Kale. Në fund, Flamurtari fitoi me shifrat 3-1, dhe me këtë fitore, i merr vendin e tretë Teutës, teksa gjendet me 44 pikë, një më shumë se durrsakët.

Related posts

E BUJSHME/ “Der Spiegel” zbulon SHKELJEN E RËNDË të RAMOSIT në çështjen e anti-dopingut

Isa.Autor

E BUJSHME/ “Bild” e bën fakt të kryer: Wenger trajneri i ri i Bayern-it (FOTO)

Delo.autor

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment