Champions League Futboll Sport

AJAX-JUVENTUS/ Zonja e Vjetër” shpëton prej CR7, holandezët nuk falin

Juventus ka marrë një barazim me shijen e fitores në çerekfinalen e parë të Champions League të luajtur në fushën e Ajax-it. Holandezët kanë krijuar më shumë, por nuk kanë arritur të finalizojnë në mënyrën e duhur.

Skuadra e Allegri-t, si zakonisht, është treguar cinike dhe ka shfrytëzuar te vetmen gjuajtje që ka bërë në kuadratin e portës me të përhershmin Cristiano Ronaldo, i cili ka mposhtur portierin Onana me një goditje me kokë të fuqishme me kokë në fundin e pjesës së parë.

Me këtë gol, Ronaldo ka kapur Zlatan Ibrahimovic në kreun e renditjes së lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në ndeshjet e Champions League të luajtura në fushën e Ajax-it: 6. Vetëm kundër Bayern (9) dhe Juventus (10), CR7 ka shënuar më shumë në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Reagimi i skuadrës së Ten Hag ka ardhur tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me brazilianin Neres që ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur në limitet e zonës së rreptësisë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Szczesny-t dhe duke fiksuar shifrat në 1-1.

Takimi i luajtur në “Johan Cruyff Arena” është mbyllur pa fitues, të paktën në letër, sepse ky rezultat favorizon më shumë skuadrën e Allegri-t për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në “Allianz Stadium” 16 prillin e ardhshëm.

Related posts

KËRKOHET NGA JUVENTUS/ Ekipi i Premier League futet në garë për mesfushorin e Serisë A…

Delo.autor

Lojtari i Kombëtares “tradhton” Messin: Zbuloni kush e anulloi ndeshjen me Izraelin

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment