Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FLET PËR OBJEKTIVAT ME TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Duka: Me Edy Rejan gjërat po ndryshojnë, nëse….

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për “RTSH Sport” flet për Kombëtaren, nga shkarkimi i Panuccit te objektivat me Edi Rejën.

LARGIMI I PANUCCIT – Një lloj reflektimi e kemi bërë. Kur u emërua Panucci, u mendua si një trajner me emër të madh, me staturë të madhe, që në gjuhën sportive, do e ulte me këmbë në tokë ekipin, dhe do kishte grintën për ta motivuar. Ky ishte perceptimi fillestar, dhe nuk rezultoi. Ekipi nuk bëri progres, ambienti nuk ishte i mirë. E vetmja mënyrë, për një ekip të vogël si Shqipëria, është atmosfera pozitive, dhe bashkimi i të gjithëve. Panucci nuk e bëri këtë. Median, tifozët, administratën, futbollistët, nuk i bashkoi dot të ndiheshin bashkë. Ne nuk jemi Gjermania, apo vendi i talenteve të mëdha. Për sa kohë nuk arriti ta bëjë, mund të quhet një histori pa suksesshme.

EDI REJA – Tani me Rejan, gjërat sikur po ndryshojnë. Ai është një ekspert në këtë fushë, por e presin dy ndeshje të vështira. Transferta në Islandë është e vështirë, por mund të ndryshojë orientimin e ekipit për të ardhmen. Nëse do kemi një rezultat pozitiv, do jemi pretendentë për në Europian. Nëse jo, nuk besoj se do kemi shumë mundësi. Tani është bërë një grumbullim 3 javë para. I gjithë ekipi do jetë në dispozicion nga data 1 qershor. Do jetë grumbullimi në Gjermani, dhe uroj për rezultat pozitiv. Të gjitha zgjedhjet janë kombinim, financiar dhe sportiv. Mendoj se është trajneri i duhur që mund ta ndihmojë ekipin.

BESONI NË KUALIFIKIM? – Kam besuar gjithmonë, nëse nuk do besonin futbollistët, nuk do shkonim kurrë në Europian. Duhet të besosh, që të arrish.

SHPRESAT – Ndryshimet janë bërë vazhdimisht, nuk është viti parë. Gjithë trajnerëve iu është dhënë shansi të bëjnë më shumë se një kompeticion. Ndonjëherë nuk bëhet vlerësimi vetëm për rezultatet, por edhe për lojtarët që sjellë për më sipër. Tek U-21, ka shumë lojtarë të gatshëm për ekipin e parë.

Related posts

UDINESE-MILAN/ Notat zhgënjyese të kuqezinjve

F.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Gattuso: Piatek si robocop, largimi i Higuainit dhe babai Ancelotti

Delo.autor

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË KUNDËRSHTAR KO KOMOD”/ Trajneri i Polonisë: Në futboll, s’mund të nënvlerësosh asnjë

Delo.autor

Leave a Comment