Futboll Seria A Sport

PREMTON ANGAZHIM MAKSIMAL TEK INTERI/ Lautaro Martinez: Gjithmonë punoj për të dhënë…

Unë gjithmonë punoj për të dhënë më të mirën. Numri në anën e pasme të fanellës përdoret për t’u identifikuar. E di mirë se çfarë do të thotë të jesh numri 10 i Interit. Personalisht, po përpiqem ta meritoj në të gjitha mënyrat”. Kështu u shpreh Lautaro Martinez në një intervistë me “La Oral Deportiva”, ku premton angazhim maksimal ndaj ngjyrave zikaltër.

Sulmuesi argjentinas është rikuperuar nga problemi fizik dhe të dielën do të jetë në dispozicion të Luciano Spalletti, kundër Frosinone. Trajneri i Interit mund ta preferojë atë para Mauro Icardi në formacionin startues. Që nga momenti i parë, kur kam ardhur tek Interi, Mauro më ka mbështetur.

Ai më ndihmoi në shumë gjëra për t’u përshtatur me grupin e ri. Ne luajmë me sisteme të ndryshme, por ndonjëherë përdorim edhe një tip gjysmësulmuesi, pas “pykës”. E kemi aplikuar këtë modul së bashku me Icardi dhe jam ndier mirë”.

Related posts

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Halili: Nuk do reshtim që ta bëjmë ekipin më të mirë. Shpresoj që…

Delo.autor

Sarri drejt largimit nga Napoli/ De Laurentiis e ka gati zvëndësimin e trajnerit italian

Sadik.Autor

NUK U GRUMBULLUA NË BOTËROR/ Bayern “LUFTË” me Barçën për një SUPER mesfushor

Isa.Autor

Leave a Comment