Bundesliga Futboll Sport

PLAS TEK BAYERN MUNICH/ Lewandowskit dhe Coman përleshen me grushta në stërvitje

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përfshirë në një përleshje me njëri tjetrin në stërvitjen e Bayern Munichut.

Bild raporton se sulmuesi polak dhe anësori francez u përleshen me grushte në një seancë stërvitore të mbyllur për mediat.

Sipas gazetës gjermane, Lewandowski dhe Coman shkëmbyen fjalë para se të fillonin përleshjen me grushta, e cila u ndërpre falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve të tyre.

Bild shkruan se ata e goditen njëri-tjetrin në fytyrë.

Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng kanë reaguar duke i ndarë ata, edhe pse edhe atyre i është dashur ndihmë për ta ndërprerë përleshjen.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Spektakolare sfida, “ÇMENDEN” të kaltrit duke kaluar në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Gianluca Vialli; Conte po pret me padurim të largohet nga Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment