Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ 30 minutat e takimit Florentino Perez-Zidane, ku u vendos “divorci”

Zinedine Zidane nuk i përket më klubit të Real Madridit. Që nga nënshkrimi (jo në një pecetë, por në kontratë) më 2001, është hera e tretë që francezi i thotë lamtumirë ekipit madrilen. Miti, legjenda dhe referenca…, dyert e Bernabeut do të jenë të hapura për të sa herë që dëshiron, të paktën me Florentino Pérez si president. Marrëdhënia midis të dyve mbetet e përzemërt, pavarësisht ndarjes logjike pas një sezoni shumë të vështirë, si personalisht, ashtu edhe në sport.

Në ato muaj udhëtimi të komplikuar, rinovimet e Sergio Ramos dhe Lucas Vázquez, të mbështetur nga trajneri dhe që në fakt nuk ndodhën, ishin një nga arsyet e “divorcit”. Tensioni konkurrues ka qenë gjithashtu një faktor tjetër, sigurisht.

Që nga fillimi i vitit 2021, fundi i ciklit u vizatua në dërrasën e zezë të ‘Valdebebasit’ çdo ditë. Diçka që nuk mund të përtypej lehtë. Bisedat mes presidentit dhe trajnerit, mesazhet nga ky i fundit në një konferencë për shtyp dhe madje rrëfimi i Florentino Pérez e konfirmojnë këtë. Por, gjithçka priste një takim të fundit dhe ai mbërriti në një nga dhomat e hotelit ‘Carlton’ në Bilbao. Gjysëm ore bisedë, para ndeshjes kundër Athletic. Të vetëm, ballë për ballë.

Ata kishin nevojë për atë bisedë. Disa orë më vonë, La Liga ishte në rrezik, por në atë moment ishte jetësore që ata të flisnin, që t’i bënin të qarta gjërat për të marrë masa thelbësore për të ardhmen e klubit. Ditë më vonë, Zidane deklaroi se do t’i bënte gjërat shumë të lehta për klubin. Gjysmë ore, që vendosi shumë.

Biseda ishte përfundimtare, në mënyrë që njëri dhe tjetri të dinin se çfarë donin, sepse në lojë ishte fati i stolit të Real Madridit. Zinedine Zidane nuk dëshiron të vazhdojë me një sezon pa asnjë trofe, teksa u largua herën e parë me tre Champions radhazi. Ai nuk kishte mëdyshje për këtë hap. Perez u pajtua, ndërkohë që Real Madridi po kërkon trajner tashmë…

Related posts

SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Barcelona dhe JUVENTUS pranë marrëveshjes, mendohet SHKËMBIMI i mesfushorëve (FOTO)

Isa.Autor

“KUQEZI” DHE TË PERSONALIZUARA/ Mësoni domethënien e veçantë të dorezave të reja të “Gardianit” Hoxha (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment