Futboll La Liga Sport

ZBULON PROJEKTIN E TIJ/ Pique: Himni i Champions League do të këndohet tek…

Grinta nuk i mungon në fushë. Ambicia për të luajtur ndeshje dhe sfida prestigjoze në nivele të larta e ka udhëhequr drejt një karriere të shkëlqyer. Gerard Pique tenton të përçojë armët e tij të forta edhe te klubi modest në pronësi të tij, FC Andorra

Mbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës ka folur për “Mundo Deportivo” në lidhje me projektin e tij dhe nuk ka fshehur aspak objektivat dhe pritshmëritë e larta me skuadrën që aktualisht aderon në Primera Catalana, një divizion rajonal të futbollit spanjoll.

“Njerëzit mund të nisin të qeshin, por unë e them gjithmonë se himni i Champions League do të këndohet në Andorra. Unë besoj, do të japim gjithçka. Sponsori ynë i ri “MoraBanc” do të jetë një aleat thelbësor për të arritur një objektiv që mbase tani duket një utopi, të luajmë në Champions League”, deklaroi Pique.

Related posts

AS NË TURQI DHE AS NË ANGLI/ UEFA vendos për finalen e Champions-it. Ja në cilin shtet do luhet…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RAPID WIEN/ Spalletti: Icard? ja si zgjidhen këto situata kur ruan qetësinë

Delo.autor

INTER MBETET PRAPA NË MERKATO/ Trajneri Conte ndryshon pozicionin e Perisic, ja skema

Delo.autor

Leave a Comment