Futboll La Liga Sport

“DËSHTIMI I REALIT”/ Capello: “Me Ronaldon, ndeshja për Realin fillonte 1-0”

Capello beson se dështimi i Madridit në sezonin 2018/19, ka të bëjë vetëm me largimin e Ronaldos dhe asgjë tjetër.

Cristiano Ronaldo u largua gjatë verës nga Real Madridi për t’u transferuar në Serie A te Juventusi për më shumë se 100 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Ai iku nga “Santiago Bernabeu” duke marrë me vete shumë gola, diçka që ka vuajtur Reali këtë sezon.

Me largimin e CR7, Madridi ra shumë dhe ende pa përfunduar kampionati, që në muajin mars, mbeti jashtë çdo gare për titull.

Kështu, edhe Fabio Capello si shumë të tjerë, mendon se Reali gaboi me 34-vjeçarin.

“Me të, mbrojtësit kundërshtar ia kanë pasur frikën Realit, faktori i besimit është shumë i rëndësishëm”, tha Capello.

“Barça dhe Reali të gjitha ndeshjet i kanë nisur 1-0 dhe nëse dëshiron të fitosh, duhet t’i bësh dy gola së paku. Këtë vit, kjo i ka munguar Madridit, nisja e ndeshjeve 1-0. Tani i nisin ato 0-0, për këtë kanë pasur kaq shumë vështirësi”.

Ronaldo e veshi fanellën e bardhë për nëntë vite dhe shënoi 450 gola në 438 ndeshje – 12 gola më shumë se ndeshje.

Related posts

Statistikat/ Salah “shpërfill” Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

NDODH NË GREQI/ Gjyqtarët polakë vijnë të dehur dhe shkaktojnë rrëmujë

F.autor

(FOTO) Southampton – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment