Boks Sport Të tjera

“TË GJITHË E PANË”/ Boksieri francez nuk pranon humbjen, godet kamerën dhe protesteston në ring (VIDEO)

Peshat e rënda në boks rezervuan një duel midis boksierit francez Murad Aliev dhe atij britanik Frejzer Klark.

Sfida u fitua nga britaniku Klark pasi Aliev u diskualifikua nga gjyqtari për dy goditje të dhëna ndaj kundërshtarit jashtë rregullave të sportit. Por këtu vjen dhe shpërthimi i francezit i cili iu drejtua kamerës duke bërtitur ‘’Unë fitova, të gjithë e panë’’, dhe e goditi me grusht.

Më pas, Aliev vendosi të qëndrojë në ring për gjysmë ore në shenjë proteste ndaj vendimit të gjyqtarit. Mbyllet kështu olimpiada për boksierin francez për të cilin pretendimet ishin të larta.

Related posts

LIVE Kukësi-Kamza/ Vendos goli i Shametit, kuksianët e mbyllin të parën në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

“KAMPIONATIN E FITON…”/ Spalletti zbulon objektivat, i dorëzon titullin rivalëve

F.autor

Edhe Raikkonen në listën e “MeToo”, denoncon një kanadeze

Sadik.Autor

Leave a Comment