Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

FITORE JETËSORE NË “SAN SIRO”/ Kessie mposht Lazion në betejën e Championsit, plas sherri në fund të ndeshjes

Milan ka marrë një fitore jetësore 1-0 ndaj Lazio-s në luftën për kualifikimin në Champions League.

Kuqezinjtë kishin zbritur në vend të pestë pas fitores së Roma-s, por me tre pikët e fituara në San Siro kanë rimarrë vendin që të çon në Champions.

Ishte Lazio që e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar disa mundësi të mira, ndërsa Milan e mori veten pas gjysmë ore lojë.

Pas pushimit vendasit ushtrojnë më tepër presion ndaj kryeqytetasve dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 79’ të takimit me Kessie i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Arbitri Rocci vetëm një minutë më parë kishte akorduar një penallti për kuqezinjtë, por pas konsultimit me VAR, ai ndryshoi mendim.

Gjithsesi, incidenti i dytë ishte i pastër dhe nuk ishte nevoja të ndërhynte teknologjia.

I vetmi lajm i keq për Milan është zëvendësimi i Romagnoli-t pak minuta përpara se të shënohej goli, ai ka pësuar një dëmtim. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit ka shpërthyer një sherr masiv mes lojtarëve të Milan dhe Lazio-s. Një rrëmujë e madhe e cila është qetësuar pas pak minutave.

Related posts

TARE KËRKON TA MARRË TEK LAZIO/ Flet Agjenti i mbrojtësit shqiptar: Ai është gati për Inter…

Delo.autor

XAVI BËN DEKLARATËN E BUJSHME/ Ja pse i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar

Delo.autor

NGJITJA NJË KATEGORI MË LARTË/ Ekipi spanjoll feston me striptiste në dhomat e zhveshjes, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment