Futboll Seria A Sport

U MPOSHTËN ME PËRMBYSJE/ Shumë tension mes Dybala dhe Juventusit, ja elementi negativ

Juventus u mund të shtunën me përmbysje 2-1nga Spal në përballjen për Seria A. Nuk është kurrë kënaqësi të mposhtesh, por bardhezinjtë kishin një strategji të qartë, titullarët kryesorë duhet të pushonin para sfidës vendimtare në Champions League, ndaj Ajax, në program për të martën.

Paulo Dybala nuk ishte protagonist i një ndeshje të mirë, përkundrazi ishte një ditë tërësisht për tu harruar për argjentinasin, situata e të cilit është shumë e tronditur për momentin.

Juventus vendosi të aktivizojë ndaj Spal shumë futbollistë rezervë të pakonfirmuar, ndaj fakti që Dybala luajti si titullar në këtë ndeshje ishte disi e çuditshme.

Argjentinasi nuk u duk si një futbollist i uritur për të bërë mirë, teksa nuk shtyu dhe as nuk udhëhoqi ekipin përpara.

Numri 10 i Juventus shpërdoroi një shans të mirë për të dhuruar një performancë të kënaqshme përpara sfidës së rëndësishme të Zonjës së Vjetër ndaj Ajax.

Konkretisht ka patur shumë tension mes Dybala dhe Juve, me gjërat që duken krejtësisht të paqarta për momentin. Një element ky aspak pozitiv në kampin bardhezi përpara përballjes vendimtare me Ajax në Champions League.

Related posts

PARKOI MAKINËN NË VEND TË GABUAR/ Ish-yllit të Manchester United i ndodh e papritura (FOTO)

Delo.autor

Batha e Fejzullahi në udhëkryq, Partizani nuk po u ofron rinovimin

Sadik.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Vendosin tifozët: Bundesliga bën një ndryshim që i kushton miliona

Isa.Autor

Leave a Comment