Futboll Seria A Sport

JUVENTUS MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Messi i ri” kthehet në stolin rezervë, Dybala bën gati “valixhet” nëse…

Juventusi është në pikën më delikate të sezonit, sepse ëndrra Champions League është gjithnjë e më e realizueshme, në një sezon ku emra si Real Madrid e Bayern kanë hapur krahun. Megjithatë, drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, sepse ka disa çështje, duke nisur nga Paulo Dybala.

La Joya, i cili para pak vitesh konsiderohej si “Lionel Messi i ri”, duket se ka mbërritur në fundin e rrugëtimit si bardhezi, sepse mbërritja e Ronaldos e ka lënë në hije dhe tashmë ka shpërthyer edhe Moise Kean, i cili ka shënuar më shumë se Dybala, duke luajtur vetëm 300 minuta në Serinë A.

CR7 mori frerët e sulmit dhe Dybala u largua nga porta kundërshtare, duke u bërë gjithnjë e më pak vendimtar në sulm, me golat që kanë shteruar.

Natyrisht, shumë gjëra do të varen nga përfundimi i aventurës në Champions League, sepse Max Allegri me shumë gjasa do të vendosë për të ardhmen edhe në varësi të misionit europian. Është e qartë se trajneri bardhezi nuk e konsideron lojtar kyç Dybala-n, i cili luajti 90 minuta ndaj Spalit, duke marrë sinjalin se për Ajax-in nuk është në planet e trajnerit.

Ndonëse nuk ka bërë fjalë deri tani, Dybala nuk vazhdon më nëse nuk i garantohet hapësirë dhe Juve nuk ka ndërmend të mbajë futbollist pa dëshirë në ekip. Me 80-100 milionë argjentinasi largohet dhe Atletico Madrid, Real Madrid, Bayern e Inter janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha financiare, edhe pse pista zikaltër nuk merret fare në konsideratë nga Juve, që nuk dëshiron të përforcojë rivalin direkt.

Related posts

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

F.autor

HIDHËRON BARCELONËN PAS DEKLARATËS SË NEYMAR/ Rivaldo: Ai di diçka për PSG dhe “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

AHMETAJ DREJTORI I RI I TIRANËS/ Zbulohen prapaskenat tek “bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment