Futboll Seria A Sport

AKUZON JUVENTUSIN PËR PRISHJE TË KAMPIONATIT/ Cassano “sulmon”: Ata i kërkojnë vetë telashet…

Ditën e diel bëri bujë shpërthimi i trajnerit të Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, i cili akuzoi Juventusin për prishje të kampionatit, pasi bardhezinjtë luajtën me rezerva dhe të rinj në Ferrara, ku u mundën nga Spali, rezultat me shumë rëndësi për fundin e tabelës në Serinë A.

Në mbrëmje, në Tiki Taka në Canale 5, ndërhyri ish-sulmuesi i njohur Antonio Cassano, një personazh që ashtu si në fushë, edhe jashtë saj nuk e vret mendjen për diplomaci dhe i thotë gjërat hapur, duke sulmuar shpesh Juven. Cassano foli për Juven, por edhe për tema të tjera…

JUVENTUS – “Nuk më pëlqeu ajo që bëri Allegri, është normale që ekipet e përfshira në luftë për mbijetesë të bezdisen. Juventusi duhet të luajë gjithnjë për fitore, jo për të zbavitur fëmijët. Bardhezinjtë i urrejnë edhe pa këto gjëra, pastaj ata i kërkojnë vetë telashet…”.

SPALLETTI – “Është e drejtë që Interi të vijojë me Spallettin, i cili po bën punë të shkëlqyer. Është në vendin e tretë, nëse nuk humbet ndeshjen e ardhshme ndaj Romës misioni është realizuar me sukses”.

GATTUSO – “E meriton Champions League dhe të gjithë lojtarët e duan shumë. Megjithatë, më duket se Leonardo pret me padurim rastin për ta pushuar nga puna”.

Related posts

Real Madrid, klubi më i mirë i vitit 2017

Q.Autor

NDRYSHIME RRËNJËSORE NË VERË/ Zidane gati “listën e zezë”, ja lojtarët që largohen

Delo.autor

“NA BËN TË LUMTUR”/ Tifozët e Rangers i kushtojnë këngë sulmuesit shqiptar: Nuk është askush si ai… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment