Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA MILAN-LAZIO/ Lucas Leiva ofendoi personin me aftësi të kufizuar: Rri ulur dhe hesht…

Kessie dhe Bakayoko, por jo vetëm. Milan-Lazio i pati të gjitha. Akuza, kundërakuza, shaka, tallje, por sidomos gjeste fyese dhe pak dhunë… Mes tyre, një episod që nuk është nënvizuar, por “Il Messaggero” ka publikuar në faqe të parë në edicionin e saj.

Gazeta e Romës shkruan se Lucas Leiva, futbollisti i Lazios, në përfundim të ndeshjes, në hyrjen për në tunel, është kapur me Ugo Allevi, zyra për shtyp e Milanit dhe person paraplegjik (me aftësi të kufizuara), duke i thënë: “Rri ulur dhe hesht!”. Pjesëtari i klubit kuqezi ia ka kthyer: “kokë…”, por sjellja më e pahijshme konsiderohet e lacialit.

Vetë braziliani tha sot, falë një postimi se “nuk është e vërtetë, karriera ime e tregon që në këto gjëra kam qenë gjithmonë i kujdesshëm. Nuk është në tipin dhe personalitetin tim”.

Related posts

UEFA CONFERNECE LEAGUE/ Egnatia & Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

F.autor

E pabesueshme në Lushnje, vendasit dyfishojnë ndaj Skënderbeut

Sadik.Autor

Video/ Turpërohet nga 18-vjeçarja Lisa, ja si reagon “Super Mario” më pas

Q.Autor

Leave a Comment