Champions League Futboll Sport

MOISE KEAN APO MANDZUKIC? Ja zgjedhja legjendës së Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Moise Kean apo Mario Mandzukic? Kjo ishte dilema e trajnerit Masimiliano Allegri përpara ndeshjes me Ajaxin.

Dilemë e cila nuk ekziston më, duke qenë se kroati është dëmtuar dhe nuk u grumbullua nga trajneri italian.

Sigurisht që dilemat tani lidhen me prezencën e mundshme të Dybalës së titullar, por Kean ka shanse reale për të qenë në fushën e lojës.

Sulmuesi i Kombëtares italiane ka shënuar 6 gola në 6 ndeshje dhe ka treguar se në fushën e lojës sillet si një ekspert.

Nuk ka frikë as nga Liga e Kampionëve dhe as nga himni që do të këndohet përpara saj. Ai është një kampion i lindur për t’u bërë lojtar i madh.

Në dy muaj, arriti të bënte hapin e rëndësishëm dhe të kalonte nga një djalosh premtues, në një sulmues që mund të luajë në ndeshje të tilla të rëndësishme.

“Po flasim për një talent të madh, i cili do të ketë një karrierë brilante. Ai mund të bëjë diferencën në sfida të tilla qoftë si titullar, ashtu edhe duke e nisur nga pankina”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventusit, Fabricio Ravaneli.

Fjalë pozitive për të tha edhe Paolo Rosi. “Ajo më befason është fakti që futet në fushë jo si një djalosh, por si një lojtar që ka kaluar shumë prova. Personaliteti i tij është i frikshëm”, tha ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 1982.

Related posts

KËRKON PËRFORICME/ Nuk ka rinovim për Di Maria-n, PSG vë në shënjestër dy lojtarë për ta zëvendësuar

Delo.autor

Salah drejt Realit, egjiptiani blen shtëpi në Madrid

Sadik.Autor

KANË ARDHUR DYSHIMET NË LIDHJE ME YLLIN E PSG-SË/ Luis Enrique dyshon: Është i jashtëzakonshëm, por…

Delo.autor

Leave a Comment