Futboll Sport

Presidenti i Juventus: Ajax e meritoi kualifikimin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se Ajaxi e meritoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më shumë se klubi i tij, por këmbëngul se “Zonja e vjetër” ka bërë mirë në gjashtë sezonet e fundit në këtë garë.

Van de Beek dhe De Ligt kanë shënuar në fitoren e Ajaxit 2:1 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar barazim 1:1. Holandezët kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:2.

Dhe Agnelli ia zgjat dorën gjigantit holandez për paraqitjen brilante ndaj klubit të tij.

“Ajax e meritoi plotësisht kualifikimin, por njëkohësisht ne jemi të vetëdijshëm se në pesë ose gjashtë vitet e fundit kemi qenë të pranishëm në çerekfinalet e Champions dhe duam të vazhdojmë të përmirësohemi vit pas viti”, ka thënë Agnelli.

“Jemi afër titullit të tetë radhazi në kampionat dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Juventus ishte në vendin e 43-të në renditjen e UEFA-s dhe tani është në të pestin, kështu që duhet ta vlerësojmë situatën në përgjithësi”, shtoi ai.

Related posts

“EMIGRANTI I PALIGJSHËM QË MBËRRITI NË LA LIGA”/ “AS” shkrim për Uzunin: Mund të festojë si CR7 kundër Realit

Delo.autor

Blerim Xhemajli shënon gol kundër Panamasë

Sadik.Autor

TALENTI HAALAND KUSHTON SHTRENJTË/ Manchester United kërkon përforcime, nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit…

Delo.autor

Leave a Comment