Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Partizani bën goditjen e radhës në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Arinaldo Rrapaj është lojtari më i ri i “demave”.

Vlonjati që mbylli sezonin si pjesë e Skënderbeut ka mbërritur në Ohër dhe menjëherë ka nisur stërvitjen me të kuqtë.

Mesfushori është një dëshirë e vjetër e trajnerit Ilir Daja, por në sezonin e kaluar nuk u afrua për shkak të bllokimit të merkatos së “demave”.

Pritet që në orët në vijim klubi i kuq të prezantojë zyrtarisht mesfushorin vlonjat, të cilin Daja e ka afirmuar kur ka drejtuar Flamurtarin.

Related posts

Pierre-Emerick Aubameyang shënon gol për Arsenalin

Sadik.Autor

GODITJE “VRASTARE” NGA DISTANCA/ Sulmuesi Pedro realizon SUPER GOL me Romën (VIDEO)

Delo.autor

“BOTA E FUTBOLLIT PO VUAN EKONOMIKISHT”/ Marotta: Pandemia shkatërroi gjithçka. Ja pse nuk i ulëm rrogat tek Inter

Delo.autor

Leave a Comment