Futboll

Kundërpërgjigjet Maradona: I bën keq ushqimi i tepërt. Droga për mua ishte…

“Kam fituar shumë finale, kam qenë katër herë më i miri i botës dhe e kam bërë këtë pa përdorur drogën. Ju përshëndes”. Kjo ka qenë përgjigja e ish-portierit Jose Luis Chilavert ndaj një tifozi që i ka shkruar në “Twitter” se “nuk ke fituar asgjë në krahasim me Maradona”.

Përgjigja e legjendës argjentinas nuk ka vonuar dhe ka qenë e ashpër ndaj ish-portierit të Paraguait: “Chilavert është një qofte. Kur ishim përballë njëri-tjetrit në Brazil më ka thënë se ishte në krahun tim. Kjo tregon se ushqimi i tepërt po e dëmton. Jo vetëm që droga nuk më ka ndihmuar, por më ka hequr edhe disa vite karrierë”, ka thënë Maradona.

“Kam 14 vite që nuk drogohem, mund të flas lirshëm për këtë. Nuk e di nëse Chilavert mund të flasë për problemet e tij me të njëjtën lirshmëri”, ka përfunduar “El Diez”.

Related posts

E KËRKOI REALI/ ​Hazard jep deklaratën PËRFUNDIMTAR mbi LARGIMIN nga CHELSEA

Isa.Autor

DËSHTON PISTA BONIFACE/ Milani pranë firmës me talentin e Sportingut

F.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Delo.autor

Leave a Comment