Champions League Futboll Sport

“ARKITEKTI” I SUKSESIT TË AJAXIT NË CHAMPIONS/ Trajneri Ten Hag: Kur bën paraqitje të mira, është…

Ajaxi ka arritur të bëjë historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas më shumë se 20 vitesh.

Holandezët arritën të eliminojnë në çerekfinale Juventusin, që për trajnerin Erik ten Hag ishte një nga pretendentët.

Sakaq, ai u shpreh se është normale që futbollistët të largohen pas paraqitjeve që po bëjnë.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme për Ajaxin, pasi kemi mundur një nga favoritët e Ligës së Kampionëve. Ne luajtëm me besim dhe durim, ku në pjesën e parë të ndeshjes, fituam kundër presionit të Juventusit. Pastaj pati pak shanse në të dy anët.

Kur bën paraqitje të mira, është normale që futbollistët të largohen në ekipe më të mëdha. Ne nuk jemi Reali, Barcelona apo Juventusi që të mbajmë futbollistë duke qenë se futbolli është në bazë të kushteve ekonomike dhe duhet të kemi balancat tona”, u shpreh trajneri i Ajaxit.

Related posts

Nga Spanja: United kërkon Kovacic nga Real Madrid

Q.Autor

VUAN NGA TUMORI/ Futbollistët kosovarë bashkohen për ta ndihmuar portierin Beqiri (FOTO)

Delo.autor

FITUAN SUPERKUPËN E EUROPËS/ Bayern Munich kalon Realin. Ja sa fitore radhzi kanë arritur gjermanët

Delo.autor

Leave a Comment