Champions League Futboll Sport

“KJO ËSHTË FORCA E KËTIJ EKIPI”/ Vincent Kompany: Ja si na bëri Guardiola një “makinë perfekte”

Vincent Kompany thotë se Pep Guardiola e ka bërë Manchester City një “makinë perfekte”. “Qytetarët” e fituan titullin e Premier League, sezonin e kaluar, duke grumbulluar 100 pikë. Edhe këtë sezon vijojnë të jenë në lojë për disa trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Ndërkombëtari belg nënvizon se kjo nuk është aspak surprizë.

“Jam ende i habitur për mënyrën se si njerëzit e gjykojnë skuadrën tonë, që ende mendojnë rreth individëve, – tha ai për DAZN. – Nëse shikoni prapa, 18 muaj më parë, do të konstatoni paraqitjet më të mira, që janë bërë ndonjëherë në Premier League.

Ne u dalluam për disa javë, muaj, në gjithçka, por në fund të fundit provuam se jemi një “makinë perfekte”. Është pikërisht kjo, që na ka sjellë deri këtu. Guardiola e di se, sa herë që i nevojitet dikush në ekip, mund t’i kthejë pa frikë sytë nga stoli.

Të gjithë janë gati, askush nuk pëson rënie në formën sportive. Kjo është forca e këtij ekipi. Kthimi me Tottenham në Champions? Kemi ende 90 minuta për ta provuar veten, për të dhënë gjithçka që kemi. Besoj se kemi shanse të mira kualifikimi“. 

Related posts

E ARDHMJA E MESFUSHORIT MERR DJRETIM/ Xhaka rikthehet në Premier League?

F.autor

“PEREZ NGA AI PRET SHUMË…”/ Varane do të përfundojë karrierën e tij vetëm me “Los Blancos”

Delo.autor

NJË REKORD PËR GJIGANTIN E SERIE A/ Ja vlera “astronomike” e klubit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment