Champions League Futboll Sport

HERA E PARË QË DO NDESHET KUNDËR BARCELONËS/ Klopp: E pres me padurim…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për “BT Sport” pas fitores 4-1 të marrë në çerekfinalen e kthimit kundër Portos.

“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon”, ka thënë Klopp. “E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat.

Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira në transfertë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale.

Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

JUVENTUS-UDINESE/ Pas një aksioni fantastik me Dybalan, Higuain zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern ia ben Barcelonës…8 me 2!

Delo.autor

TIFOZËT E BRACELONËS TË INATOSUR/ Akuzojnë Griezmann: Messi u largua për shkakun tënd

Delo.autor

Leave a Comment