Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HAZARD NË “BERNABEU”/ Chelsea heq dorë nga çmimi real, kërkon pasuesin në Serie A tek…

“Santiago Bernabeu” është e ardhmja e Eden Hazard. Situata e tij do të zbardhet në javët në vijim, kur edhe sezoni shkon drejt fundit dhe merkato e verës afrohet.

“Mirror” në Angli ka bërë me dije se Real Madridi e ka rritur ofertën e tyre në rreth 100 milionë euro për belgun, ndërsa Chelsea do bëjë lëshime duke hequr dorë nga çmimi 116 milionë euro që vendosi fillimisht.

Marrëveshja do të mbyllet për 103-105 milionë euro dhe Chelsea do kërkojë të gjejë një pasues menjëherë për të, edhe pse janë në pritje të një vendimi nga FIFA për bllokimin e merkatos për dy sesione (atë të verës dhe dimrit).

Nicolas Pepe i Lille është përzgjedhur si pasuesi i 28-vjeçarit, që do largohet nga Londra për në Madrid. Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 19 gola në Ligue 1.

Ai do të largohet nga Lille në fund të sezonit. Këtë e pranoi edhe trajneri, Gerard Lopez, i cili tha se Pepe do jetë i pari që do largohet në verë.

Për të u raportua para pak ditësh se Inter ka paraqitur një ofertë zyrtare me vlerë 60 milionë euro. Tashme Pepe është në ankand dhe Lille po pret të dëgjojë ofertat më të leverdishme.

Related posts

TËRMET NË FSHF/ Mësohet kush LARGOHET nga drejtimi i moshave, ja fati i BOGDANIT…

Isa.Autor

“JAM MË I VOGLI NË SUPERIORE”/ Kush është futbollisti 17-vjeçar që po shkëlqen te Bylisi

Delo.autor

FLET PËR PËRBALLJEN ME ISH-EKIPIN E TIJ/ Legjenda Iniesta: Është ndjenjë speciale të luajë kundër…

Delo.autor

Leave a Comment